Merita Haxhibeti Tafili vlerësohet me çmimin e parë për disertacionin e doktoraturës
Prej tvteuta13:21, 25 Qershor 2021
Merita Haxhibeti Tafili nga Ulqini, e cila jeton dhe punon në Gjermani, u vlerësua nga Shoqëria gjermane e gjeoteknikës me çmimin e parë ndërkombëtar për disertacionin e saj të doktoraturës.
Në një postim të sajin në rrjetin social Facebook, zonja Tafili shprehet falenderuese për çmimin, i cili mban emrin e profesorit Carl Rappert.