Sociale Më shumë

Mehmeti: Vit shumë i qetë ,numri i intervenime është përgjysmuar

Prej tvteuta17:12, 28 Gusht 2018

Ky vit sa i përket shpërthimit të zjarreve në ambijente të hapura karakterizohet si një ndër vitet shumë të qeta.Kryeshefi i “Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit” Saubih Mehmeti i tha Televizionit Teuta se këtë vit nuk ka pasur asnjë rast ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe të gjitha ndërhyrjet kanë qenë të nivelit lokal. Nëse bëhet një krahasim me vitin e kaluar ku gjatë muajit korrik, dhe gusht është intervenuar 191 herë,këtë vit gnumri i intervenimeve është përgjysmuar,në 87 herë.

Mehmeti veçon dy zjarre të rrezikshme, një në Shëngjergj dhe shpërthimi i një zjarrit në një banesë në Pinjesh. Megjithë sezonin e qetë, rreziku nga zjarret nuk ka kaluar akoma, dhe Mehmeti apelon që të vazhdohet të ketë kujdes në përdorimin e zjarrit në ambijente të hapura.

  • 1

    Radio