Sociale Më shumë

Mehmeti “Marimanga” do të zgjidhte problemet në komunikacion

Prej tvteuta15:43, 5 Korrik 2018

Komuna e Ulqinit ka shumë pak vende të lira për parking por problem shtesë janë duke bërë edhe automjetet e paregjistruar që okupojnë vendet e parkimit. Vitin e kaluar Policia Komunale ka ndërmarrë një aksion për menjanimin e tyre i cili ka rezultuar i sukseshëm por i njëjti problem po shfaqet përsëri.

Sipas shefit të policisë komunale Saubih Mehmetit,  ato kanë arritur të identifikojnë 50 automjete të tillë, dhe shumë shpejt do të fillohet me menjanimin e tyre nga hapsirat publike.

Sipas  Mehmetit, problem kanë qenë hapsirat për vendosjen e automjeteve por është rënë dakord me ndërmarrjen  “Jadran Prevoz”që të shrytëzohen ambijentet e tyre.. Mehmeti tha se janë duke biseduar për një vetur marimangë e cila do të huazohet nga Podgorica ,e që do të zgjidhte shumë parregullsi në komunikacion.

  • 1

    Radio