Sociale Më shumë

Mehmeti: Do të vazhdojmë me aksionin për kapjen e bagëtive endacake

Prej tvteuta15:53, 2 Korrik 2018

Problemi i bredhjes së bagëtive në rrugë vazhdon të jetë problem akut ,edhe pse policia komunale i ka dërguar kërkesë  ndërmarrjes “Veprimtaritë komunale” të angazhohen në kapjen e bagëtive dhe strehimin e tyre në azil. Këto ditë në portale dhe rrjeta sociale janë publikuar foto të shumta nga qytetarët që tregojnë prezencën e bagëtive në rrugë dhe plazhe.

Me 9 qershor u zhvillua aksioni i parë gjatë të cilit kapën 28 krerë bagëti por nga ajo datë nuk ka pasur aksione të tilla megjithë fillimin e sezonit turistik. Shefi i policisë komunale Saubih Mehmeti, tha se kjo dukuri përbën rrezik edhe për sigurinë në komunikacion dhe se aksioni do të vazhdohet , por problem në këtë drejtim paraqet numri i madh i bagëtive të paidentifikuara. Ai apeloi edhe një herë tek pronarët e bagëtive që të mos i lënë kafshët të bredhin, sepse shumë shpejt do të organizojnë edhe një aksion tjetër.

  • 1

    Radio