Mehani: Praktika e rëndësishme për karierë (VIDEO)

Prej tvteuta11:54, 7 Tetor 2021

Stazhi i praktikantit në Mal të Zi zgjatë 9 muaj dhe është i vlefshëm si stazh i cili zgjatë 1 vit.  Gjatë kësaj periudhe praktikantët kanë mundësi të mësojnë mbi profesionin e vet dhe të marrin eksperincë shtesë nga pjesa teorike që kanë pasur gjatë universitetit. Elmedina Mehani për Tv Teuta foli për pervojën e saj gjatë kësaj periudhe dhe atë që ka pasur mundësi të mësoj nga më të mirët. Ka studiuar juridik në Tiranë, praktikën është duke e përfunduar në zyre avokatie e cila i ka sjellur vetëm anë pozitive. Mehani thotë që ka pasur mundësi të marr pjesë në konferenca të ndryshme, në procese gjyqsore dhe kontakte të shumta me palë. Ajo sygjeron të gjithë praktikantët e radhës që të jenë të vëmendshëm dhe ti kushtojnë kohën në maksimum, sepse vetëm mësime të mira do të marrin për karrierën e tyre të ardhshme.

  • 1

    Radio