Sociale Më shumë

Me urdhër të ministres: Kontroll i palajmëruar në Spitalin e Tivarit

Prej tvteuta14:16, 28 Tetor 2021

Me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, sot pa njoftim paraprak u krye kontroll sanitar në Spitalit të Përgjithshëm të Tivarit, bëhet e ditur nga kjo ministri.Sipas njoftimit, në inspektim janë ekipet e Institutit të Shëndetit Publik, Komisioni për Infeksione Intraspitalore të Qendrës Klinike të Malit të Zi dhe inspektori sanitar. “Është kërkuar që të bëhen tampone në Repartin e Mjekimit Intensiv, Kirurgjisë dhe Gjinekologjisë. Publiku do të informohet në detaje për rezultatet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ata rikujtojnë se ministria paraprakisht ka dërguar Komisionin për Kontrollin e Cilësisë së Punës në Spitalin e Tivarit me qëllim të shqyrtimit të hollësishëm të rastit të vdekjes së një nëne, e cila humbi jetën pas operacionit të kryer në këtë spital. “Për këtë  do të formohet një komision i jashtëm dhe i pavarur i cili do të marrë vendim për këtë rast . Njëkohësisht, ministrja e shëndetësisë do të kërkojë qëndrimin e Bordit të Mjekësisë Ligjore të Fakultetit të Mjekësisë në Podgoricë. Ministria e Shëndetësisë edhe një herë i kërkon opinionit publik që të përmbahet nga çdo gjykim i kontrolleve të brendshme dhe të jashtme”, thonë nga ky dikaster. Nesër në Tivar është paralajmëruar edhe protestë me moton “Edhe unë jam njëra nga të shumtat”, lidhur me , siç thonë organizatorët, rrezikimin e të drejtave të pacientëve  në Spitalin e Tivarit. Në protestë do të shfaqet një film i shkurtër me rrëfimet e nënave gjatë qëndrimit në këtë spital.

  • 1

    Radio