Me rastin e Ditës së Shtetësisë, pushim të premten dhe të shtunën

Prej tvteuta16:20, 11 Korrik 2018

Me rastin e festës së 13 Korrikut, Ditës së Shtetësisë, ditë pushimi në Mal të Zi do të jenë e premtja dhe shtuna, njoftohet nga Ministria e Punës dhe e Kujdesit Social.

Organet shtetërore dhe ato të vetëqeverisjes vendore dhe ndërmarrjet dhe subjektet të tjera të cilët kryejnë veprimtari me interes publik janë të obliguar që në ditët e festës të sigurojnë punët me ndërprerjen e të cilëve mund të shkaktohen pasoja të dëmshme për qytetarët dhe shtetin, thuhet në njoftimin e ministrisë.

  • 1

    Radio