Sociale Më shumë

Me rastin e “Ditës së Europës”; Komuna e Ulqinit dhe MogUL prezantuan projektin e ri

Prej tvteuta16:55, 9 Maj 2018

Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me  Monitoring Group Ulqin – MogUL sot me rastin e 9 majit,  Ditës së Evropës, promovuan iniciativën së përbashkët ’Need a job, take opportunities’’ në kuadër të projektit ‘’The feminine side of quality’’ të mbështetur nga Bashkimi Europian e që realizohet në partneritet me Universitetin Europian të Tiranës dhe Bashkisë së Rrëshenit në Shqipëri.

Nga MogUl shprehën se kjo iniciativë ka për qëllim që të nxisë punësimin e grave të cilat përballen me papunësi më të madhe se meshkujt por edhe paga më të ulëta. Duke pasur parasysh se Komuna e Ulqinit ka traditë në përpunimin e prodhimeve bujëqësore, atëherë ky projekt do të synojë që këto potenciale të zhvillohen në drejtim të pjesmarrjes sa më të madhe të grave në tregun e punës. Kryetari i Komunës Nazif Cungu, u shpreh i kënaqur që formimi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në vitin 2012 është treguar si veprim i siuksesshëm, çka e dëshmon realizimi i shumë projekteve në të kaluarën  por edhe i atyre aktuale. Ai vlerësoi se projektet e tilla kanë pasur gjithmonë përkrahjen e Komunës së Ulqinit dhe shprehu besimin se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

  • 1

    Radio