Kulturë Më shumë

Me rastin e 8 Marsit, ndalim qarkullimi për automjete në qendër të Tuzit

Prej tvteuta16:16, 4 Mars 2020

Nga Komuna e Tuzit njoftojnë të gjithë qytetarët se me rastin e manifestimit të 8 Marsit, trafiku do të jetë i NDALUAR për të gjitha llojet e mjeteve motorike në dy akset rrugore përreth parkut në qendër të Tuzit, duke filluar nga lokali “Martini” deri tek shitorja “Muminović” dhe  lokali “Monalisa” deri në dalje të rrugës kryesore. Ndalimi i qarkullimit fillon me datën 07.03.2020 me fillim në orën 15:00 deri me 08.03. 2020. me përfundim në orën 20.00. 

  • 1

    Radio