Kulturë Më shumë

Me 8 dhe 9 gusht, “Ditët e Diasporës në Anë të Malit 2017”

Prej tvteuta16:49, 7 Gusht 2017

Nesër në Anë të Malit fillon manifestimi tradicional “Ditët e Diasporës në Anë të Malit 2017”. Ditën e parë manifestimi do të përbëhet kryesisht nga aktivitete sportive të cilat do të fillojnë në orën 18.00 në Shas dhe Katerkollë, vizta në pikën vrojtuese në Shtegvashë dhe takimi në mes përfasquesve të institucioneve lokale dhe atyre të diapsorës. Të merkurën në mbrëmje më datë 9 gusht në qendër të Katërkollës parashihet një spektakël i vërteti i muzikës popullore qytetare ku do përformojnë live këngëtarët më të mirë të Ahengut Shkodran si dhe këngëtarja e njohur vendase Egzona Salaj.

Poashtu nga diaspora do të jenë të ftuar Haxhi Zeneli, valltarët Hana dhe Lexi Demiraj si dhe shumë të tjerë.  Nga Ahengu Shkodran do jenë Mukades Çanga, Ilsi Ademi , Orjeta Kelaj dhe Klodiana Vata nën përcjelljen e mjeshtrave të muzikës Ilit Zoga dhe Hil Dajani.  Manifestimi fillon në ora 21:00.

 

  • 1

    Radio