Me 4 korrik hapja e “Kolonisë artistike” në Tuz
Prej tvteuta12:51, 29 Qershor 2021
Komuna e Tuzit, më 04.07.2021, organizon ekspozitën e 20 artisteve të Artit Vizual nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët punimet e veta i realizuan gjatë aktivitetit të Kolonisë artistike “Gjelosh Gjokaj”, e që sivjet për herë të parë u organizua në komunën tonë.
Ekspozitën do ta hap sekretaria e Sekretariatit të vetëqeverisjes lokale, znj. Marina Ujkaj, kurse mbrëmja do të jetë e gërshetuar edhe me pika muzikore nga violinistja e njohur nga Malësia, Dea Nicaj, nën shoqërimin e pianistit të njohur nga Shkodra Amir Xhakoviq.
Ekspozita do të mbahet në hapësirat e QKI “Malësia”- Tuz me fillim në ora 20:00.