Aktuale Më shumë

Mbyllet gjimanzi privat “Drita”, gjimnazi publik “Vëllazërim Bashkim” shton hapsirat e veta

Prej tvteuta14:15, 2 Shtator 2022

Gjimnazi Vëllazërim Bashkim edhe këtë vit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e mbarë të një viti shkollor.

Drejtoresha e këtij institucioni Ardita Kovaçeviq, bëri të ditur për Televizionin Teuta se në kuadër të përgatitjeve është bërë lyerja në tërësi e të gjithë ambientëve të shkollës, është bërë renovimi i kabineteve ekzistuese , ndërsa me rëndësi të cekët është  shtimi i kabineteve të reja, pasi që një nevojë e madhe e shkollës mbetet zgjërimi i saj.

Këtë vit shkollor dyert e gjimnazit privat “Drita” nuk do të hapen, kjo nënkupton shtimin e nxënësve në gjimanzin publik “Vëllazërim Bashkim”.

Lidhur me këtë drejtoresha e gjimnazit publik “Vëllazërim Bashkim” Ardita Kovaçeviq shprehet:

“Sa i takon gjendjes momentale në qytetin tonë, gjimnazi privat “Drita” është mbyllur, ky nuk ishte një lajm i mirë për ne pasi që ne me aqë nxënës sa kemi i kemi përmbushur kërkesat e stafit tonë arsimor dhe si shkollë kemi ofruar maksimumin për këta nxënës. Kjo prurje nga gjimnazi “Drita” e ka shtuar në një formë numrin e nxënësve në shkollën tonë, madje presim nga ministria edhe sot që të kemi një përgjigje nëse do të ndajmë disa paralele të reja. Neve na është dashur që të bëjmë ndarjen e një kabineti të zakonshëm për gjysëm në këtë rast , gjë që nuk ishte në favorin tonë. Njëkohësisht shpreh edhe keqardhje për kolegët të cilët  sot gjenden pa punë dhe që ne ndoshta nuk mund t’iu ofrojmë atë çka e kanë pasur më heret tek një institucion siç ishte gjimanzi privat “Drita”.”

Gjithsesi Kovaçeviq shprehet se ata janë të gatshëm që të fillojnë vitin e ri shkollor duke u siguruar nxënësve zhvillim kualitativ të mësimit. Në vit të parë në gjuhën malazeze janë regjistruar rreth 56 nxënës ndërsa në gjuhën shqipe rreth 170 nxënës.

  • 1

    Radio