Mbrotje a Kripores, kusht për hapjen e Kapitullit 27

Prej tvteuta09:55, 19 Prill 2018

Në konferencën e katërt ndërkombëtare për Kriporen e Ulqinit , e cila u mbajt dje në Podgoricë, përfaëqsuesit e organizatave të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare, ishin kategorik: pa mborjtjen e Kripores nuk ka hapje të Kapitullit 27. Ato u treguan mjaft kritik ndaj Qeverisë së Malit të Zi dhe ministrisë përkatëse për dështimin në mbrojtjen e Kripores, përkundër premtimeve dhe obligimeve të marra më herët. Ministri i turizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, Pavle Radulloviq, tha se sipas studimit të punuar nga ekspertët të huaj zgjidhja e problemit të Kripores mund të bëhet me disa modele, kombinimi i të cilëve po shqyrtohet aktualisht.

Ministri Radulloviq tha se çështja e pronësisë nuk është pengesë për revitalizimin e Kripores, por ish ambasadorja e Gjermanisë Gudrun Shtajnaker nuk u pajtua, dhe e cilësoi paqartësinë e pronësisë si pengesën kryesore për tërheqjen e investitiorëve potencial. Radulloviq nga ana e tij siguroi se në Kripore nuk do të ketë ndërtime, dhe nëse kjo nodh ai do të japë dorëheqje të menjëherëshme.

  • 1

    Radio