Mbretëria e Bashkuar: Rusia mund të përdorë municione me fosfor në Mariupol

Prej tvteuta09:32, 11 Prill 2022

Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar për një përdorim të mundshëm të municioneve fosforike nga Rusia, teksa luftimet intensifikohen për qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit.

Përmes një konference, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se armatime të tilla ishin përdorur në rajonin e Donetskut.

Sipas Human Rights Watch (HRW), bombat me fosfor veprojnë njësoj si armët ndezëse, të cilat janë të ndaluara të përdoren në zonat urbane sipas ligjit ndërkombëtar.

Mbretëria e Bashkuar shtoi se bombardimet po vazhdonin në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk teksa ka shtuar se forcat ukrainase kishin zmbrapsur disa sulme.

  • 1

    Radio