Sociale Më shumë

Mbrëmje përkujtimore me rastin e njëvjetorit të vdekjes së Dritan Kurtit

Prej tvteuta09:37, 27 Tetor 2021

Me një minutë heshtje filloj mbërmja përkujtimore me rastin e njëvjetorit të vdekjes së Dritan Kurtit.

Ana e Malit dhe në përgjithësi Ulqini pësoi humbje të mëdha gjatë periudhës së pandemisë, që për fat të keq vazhdon të marrë jetë njerëzish. Një ndër humbjet e mëdha të kësaj treve është edhe vdekja e Dritanit, i cili deri në frymën e fundit punoi me përkushtim në profesionin fisnik të mësuesit në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga”, si kryetar i Shoqatës “Ora” dhe i Bashkësisë Lokale – Sukubinë, anëtar i kryesisë së Ansamblit “Tradita”, veprimtar shoqëror i palodhur etj.

Në emër të Shoqatës “Ora”, fjalën e rastit e mbajti Astrit Kurti, njëherazi shok i ngushtë i Dritanit që nga fëmijëria.

Mbrëmja e konceptuar si një homazh për jetën dhe veprimtarinë e Dritanit, u përbë prej disa pjesëve. Dritani ka punuar dhe bashkëpunuar me shumë individë, institucione dhe shoqata, duke krijuar dhe mbajtur lidhje të ngushta.

Disa prej personave me të cilët ai ka pasur bashkëpunim të ngushtë e  përkujtuan atë.

Mustafë Bardhi, drejtor i Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë

Kabil Kurti, kryetar i Biznes Klub Ana e Malit   

Besnik Grajçevci, profesor i koreografisë dhe valltar i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” – Prishtinë

Ilir Loku, udhëheqës artistik i Ansamblit “Ilirida” – Shkup

Ndërsa në pamundësi të pjesëmarrjes letër dërgoi bashkëvendasi e njëheri edhe kryeministri i Republikës së Kosovëes , Albin Kurti, si dhe drejtori i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve“Shota”,  Shefqet Gjocaj.

Shoqata “Ora” përgatiti një dokumentar kushtuar Dritan Kurtit, kësaj figure të arsimit dhe kulturës sonë, sipas skenarit të Gazmend Kovaçit. Në realizimin e dokumentarit kanë bashkëpunuar edhe anëtarë të tjerë të Shoqatës “Ora”.

Dokumentari është përpjekje për të paraqitur portretin (profilin) e Dritanit dhe kontributin e tij shumëdimensional për shoqërinë.

Në emër të familjes së Dritan Kurtit të pranishmëve iu drejtua bashkëshortja e tij, Arjeta Kurti.

 

Sekretari i Shoqatës “Ora”, Krenar Kurti, njoftoj se Shoqata “Ora” ka vendosur që me rastin e njëvjetorit të vdekjes të ndajë mirënjohje z. Dritan Kurti, me motivacionin “për kontributin në themelimin, organizimin e aktiviteteve, drejtimin me sukses të Shoqatës ‘Ora’ dhe veprimtarinë e gjithanshme në të mirë të shoqërisë”.

Piktori Agron Ujkashi ka realizuar në mënyrë artistike portretin e Dritanit.Ndërsa, turneu i çiklizmit në relacionin anë e malit shkoder, Liqe i Shasit- Liqe i Shkodrës i iniciuar dhe organizuar nga Dritani, me vendim të Shoqatës Ora do të mbaj emrin e Dritan Kurtit.

Në këtë mbrëmje përkujtimore me rastin e njëvjetorit të vdekjes së Dritan Kurtit, nuk munguan lotët e familjarëve, miqve, kolegëve e të gjithë atyre që e njohën Dritanin. Por mes lotëve të dhimbjes kishte edhe shumë krenari për çdo gjurmë me vlerë që Dritani la pas vetes.

  • 1

    Radio