Kulturë Më shumë

Mbrëmje letrare kushtuar shkrimtarit Esad Mekulit

Prej tvteuta19:37, 17 Dhjetor 2016

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit – Ulqin organizojë mbrëmje letrare kushtuar 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Esad Mekuli. Për jetën dhe veprimtarin e shkrimtarit nga Nokshiqi i Plavës folën akademiku Zuvdija Hoxhiq dhe poeti dhe studiuesi Haxhi Shabani dhe shkrimtari Ibrahim Berjashi. Në përvjetorin e lindjes, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi i propozoj Komisionit për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të komunës së Plavës, që me emrin e Esad Mekulit të emërtohet ndonjë institucion kulturorë, rrugë apo shesh në qytetin e Plavës.

Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin shumë figura  të shquara të strukturave të ndryshme, siç janë kryetari i komunës së Ulqinit, Ministri i Republikës së Kosovës, Ministri i Republikës së Shqipërisë, zëvëndese ministre e Republikës së Shqipërisë, dhe shumë adhurues së fjalës së shkruar.

  • 1

    Radio