Kulturë Më shumë

Mbledhje komemorative për Ruzhdi Gogën

Prej tvteuta14:21, 5 Maj 2017

Me rastin e vdekjes së piktorit akademik Ruzhdi Rudi Goga Qendra e Kulturës Ulqin ,Bashkimi i krijuesëve Shqiptarë në Mal të Zi dhe Shoqata e Artistëve dhe intelektualve “Art Club mbajtën mbledhjen komemorative ku morën pjesë udhëheqës të institucioneve komunale, intelektual të shquar,përfaqësues të organizatave Joqeveritare dhe të afërm të Profesor Rudi Gogës. Mledhja komemorative filloi me një minut heshtje në shenjë përkujtimi dhe nderimi ndaj akademikut Ruzdi Goga

Rudi Goga, u lind në vitin 1948 në qytetin e Ulqinit. Eshtë diplomuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë, në klasën e akademikut Muslim Mulliqi, në vitin 1979.

Gjatë karrierës artistike, Goga numëron rreth 65 ekspozita personale dhe po aq kolektive, Punimet e tij gjenden në galeri dhe koleksione private, në vende të ndryshme të Evropës, ku piktori ka ekspozuar. Ndërkohë Goga numëron edhe disa çmime, mes të cilave në vitin 1991 merr çmimin vjetor të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve Art Club, Ulqin, në vitin 1995 shpërblimin kombëtar “Onufri”, Tiranë, në vitin 1998 shpërblimin e Shoqatës së Juristëve të Malit të Zi, Podgoricë. Rudi Goga ishte njëri ndër themeluesit e Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve Art Club dhe si vlerësim të meritave dhe veprës madhore që krijoi, në vitin 2014 Art Club botoi monografinë kushtuar krijimtarisë së begatë artistike të tij.

Për tre vjet Rudi Goga ka drejtuar Muzeun, gjegjësisht Galerinë e Arteve në Kalanë e Ulqinit

“Vepra që la pas, që spikatet me origjinalitetin e vet, për ne, për Ulqinin dhe për artin kombëtar, është një vlerë e paçmueshme. Shuarja e maestro Rudi Goga është një humbje e madhe jo vetëm për të afërmit e tij të zemrës, për familjen e tij, për bashkëshorten Dijana dhe fëmijët, por për të gjithë ne, miqtë dhe kolegët e tij, për artin dhe kulturën e qytetit tonë në veçanti dhe për artin shqiptar në përgjithësi”U shpreh Muja

Duke shtuar se vepra që la pas, që spikatet me origjinalitetin e vet, për ne, për Ulqinin dhe për artin kombëtar, është një vlerë e paçmueshme.

Piktori i mirëfilltë Rudi Goga, arti i devotshëm i tij për të cilin sakrifikoi çdo gjë, duke punuar madje në kushte të jashtëzakonshme, arriti në maja shumë të larta. Si i tillë mbetet krenari e veçantë për ne. Mbetet porosi dhe obligim për të tjerët se, për t’u bërë piktor i madh, duhet punë dhe vetëm punë e, në anën tjetër, sakrificë e madhe. Kjo ishte motoja e Rudi Gogës, motoja e këtij mjeshtri të merituar.

Në fund Publicisti Ibrahim Berjashi lexoi poezinë që ja ka kushtuar shokut,kolegut të tij. “KU JE NISUR, O GJENERAL«

 

  • 1

    Radio