Sociale Më shumë

Mbledhje  komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të  kapedan Myzavid Bilali

Prej tvteuta15:33, 13 Nëntor 2018

Me rastin e ndarjes nga jeta në moshën  77 vjeçare të  Kapedan Myzavid Bilalit, njërit ndër personat më të njohur të detaris së Ulqinit, kryetari i Kuvendit Komunal Ilir Çapuni organizoi  seancë përkujtimore  në sallën e madhe të Kuvendit Komunal. “Ndarja nga jeta e kapedan Myzavid Bilalit është humbje e madhe dhe e pazëvendsueshme për familjen,të afërmit,kolegët për të gjithë ata që e njëhën më afër duke çmuar përherë profesioanalizmin e këtij detari të njohur në mbarë Malin e Zi “ u shpreh Kryetari i Komunës Loro Nrekiq, para të pranishmëve,ku përveç familjarëve,në një numër të madh ishin prezent,miq,kolegë,intelektual të cilët në shenjë respekti u bënë pjesë e këtij tubimi komemorativ.

Më pas folën kryetari i Kuvendit, Ilir Çapuni, kolegu i të ndjerit Maksud Tivari, kurse në emër të familjes të pranishmëve ju drejtua djali i të ndjerit, Artan Bilali. Myzavid Bilali lindi në vitin 1942 në Ulqin, në një familje të njohur detare. Ka punuar si kapidan në “Jugooceanija” të Kotorrit dhe  “Prekookeanska plovidba” nga Tivari.  Për akt trimërie dhe për vendosmërinë si komandant, Muzaviti është dekoruar me  “shiritin blu”, dekoratën me të lartë në ish Jugosllavi.

  • 1

    Radio