Materiali i nxjerrur nga Port Milena mund të jetë i dëmshëm

Prej tvteuta10:53, 15 Nëntor 2019

Materiali i nxjerrur vitin e kaluar me qëllim thellimin e derdhjes së Port Milenës , mund të jetë kontaminues, ka deklaruar për Vijesti prof.dr Sava Petkoviq, ekspert për rregullimin e lumejve dhe erozionin. Sipas tij, çdo perdorim joprofesional i këtij materiali mund të sjellë dëme të pariparueshme për mjedisin e kësaj zone, sidomos nëse në atë zone ka prodhime bujqësore. Ai sugjeron që materiali duhet analizuar nga ndonjë insitucion me renome për të vlerësuar nëse është i kontaminuar apo jo. Sipas tij, gjendja e tanishme e krijuar me nxjerrjen e materialit është pasojë e veprimeve të papërgjegjëshme dhe injorante të perosnave që kanë sjellur vendimin për nxjerrjen e këtij materiali nga fundi i Port Milenës.

  • 1

    Radio