Aktuale Më shumë

Masat e reja epidemiologjike: Hiqet detyrimi për maska

Prej tvteuta18:36, 26 Gusht 2022

Masat epidemiologjike kundër virusit Covid 19 në Mal të Zi janë ndryshuar, duke iu përshtatur gjendjes aktuale në vend. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do të shfuqizohet detyrimi për mbajtjen e maskave mbrojtëse në organet e administratës shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike dhe subjektet e tjera që ushtrojnë autorizime publike dhe që ofrojnë shërbime drejtpërsëdrejti për qytetarët. Gjithashtu, hiqet detyrimi i mbajtjes së maskave në objektet ku tregtohen produkte ushqimore (markete, supermarkete, hipermarkete etj.), duke përfshirë tregjet e gjelbra ,stendat dhe sportelet e brendshme, zonat e mbyllura të aeroporteve, stacionet hekurudhore dhe të autobusëve, si dhe pikat e karburantit. .

“Pavarësisht situatës më të favorshme epidemiologjike, mbetet një rekomandim i fuqishëm për vendosjen e maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura, si dhe në të gjitha vendet e tjera ku ka tubim të madh të njerëzve”, thuhet në njoftim.

Masat aktuale epidemiologjike janë në fuqi për 14 ditët e ardhshme dhe zhvillimi i mëtejshëm i situatës epidemiologjike mund të ndikojë në modifikimin tyre.

  • 1

    Radio