Aktuale Më shumë

“Masakra e korrikut të vitit 1995 nuk duhet të përsëritet kurrë”

Prej tvteuta14:30, 11 Korrik 2024

Dita kur, me trishtim dhe nderim, kujtojmë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, është një mundësi për t’i kujtuar vetes edhe një herë se sa e rëndësishme është të ushqejmë harmoninë ndëretnike dhe ndërfetare, duke respektuar dhe vlerësuar njëri-tjetrin, njoftoi Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Ai bëri një njoftim në rrjetin social X me rastin e 29 vjetorit të gjenocidit ndaj boshnjakëve në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.

“Vuajtjet e viktimave të pafajshme të Srebrenicës shërbejnë si një kujtesë e dhimbshme për gjeneratat e sotme se e keqja e korrikut 1995 nuk duhet të përsëritet kurrë,” tha Millatoviq.

  • 1

    Radio