Aktuale Më shumë

Masa të reja në Shqipëri. Vaksinim ose test PCR çdo pesë ditë për të punësuarit në administratë

Prej tvteuta09:26, 3 Dhjetor 2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve i Shqipërisë ka dalë të enjten më 2 dhjetor me një sërë masash të reja për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit. Vendimi i parë që është marrë më 2 dhjetor ishte se të gjithë personat në moshën mbi 18-vjeç mund të marrin dozën e tretë përforcuese nëse janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër koronavirusit të paktën 6 muaj më parë.

Ekspertët epidemiologë në Shqipëri, po ashtu, morën vendim që deri më 31 dhjetor, të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, pasi më 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negativ çdo 5 ditë.

  • 1

    Radio