Maratona “Ulqin trail”: Pjesmarrës vendas, nga Kosova dhe Shqipëria

Prej tvteuta18:38, 24 Prill 2022

Në Ulqin sot më 24 prill u mbajt maratona “Ulqin trail”, me pikënisje nga Qyteti i Vjetër. Në garë, përveç atyre vendas, morën pjesë edhe një numër i madh nga Shqipëria dhe Kosova.

Don Gabriel Grabanica, famullitar i Kishës Katolike në Ulqin, i cili është edhe organizator i maratonës, tha për TV Teuta se një nga arsyet e këtij organizimi, përveç aspektit sportiv, është edhe nevoja e rigjallërimit të qytetit pas periudhës dimërore. E sidomos pas pandemisë.

“Në Ulqin gjithëçka gjallërohet me ardhjen e festave të majit, por Ulqini ka çka të ofrojë edhe më herët.”, thotë Grabanica, duke shtuar se në të ardhmen kjo maratonë mund të bëhet edhe ngjarje tradicionale.

Garuesja Ardita Rapuca, vjen nga Prishtina dhe është atlete e ekipit “Gërmia 555”. Ata kanë vendosur që si skuadër të marrin pjesë në këtë maratonë dhe kjo është hera e parë që janë në Ulqin për një eveniment të tillë.

Nga Shqipëria erdhi  maratonisti tashmë i njohur për publikun ulqinak, Sotir Qirjaqi, i cili edhe më parë ka marrë pjesë në garat e organizuara në qytetin tonë.

Ai shpreh kënaqësinë që edhe kësaj here i është dhënë mundësia e pjesmarrjes, dhe fton të gjithë që nëpërmjet vrapimit të kontribuojnë për shëndetin e vet.

 

Në vrapim nga Ulqini mori pjesë edhe Don Simon Filipaj, i cili thotë se ndoshta nuk ka përgatitjen e duhur për këto lloj garash, por me rëndësi është pjesmarrja dhe shijimi i një ngjarje të tillë.

 

  • 1

    Radio