Kulturë Më shumë

Manifestimet “Ditët e Shën Ndout” marrin pjesë arbëreshët nga Kalabria

Prej tvteuta10:07, 12 Qershor 2017

Në  Sheshin e “Shën Ndout “në Braticë në ambijetë të hapur u organizua manifestimi tradicional në  kuadër të programit Manifestimet “Ditët e Shën Ndout” me këngë dhe valle popullore të interpretuara nga Shoqëritë kulturo –artistike vendase dhe të ardhura  enkas për këtë mbrëmje nga Kosova,Shqipëria dhe ajo kulmore arbëreshët nga Kalabria që përcolli tek spektatori një mesazh të qartë se si mund të ruhet dhe kultivohet gjuha edhe pse të shpërngulur nga këto troje për më shumë se 500 vite.

Ceremonisë festive i parapriu Mesha e Shenjtë, e cila u drejtua nga Don Simon Filipaj,ndërsa organizator i këtij manifestimi tradicional që ka filluar me 26 maj dhe do të përfundoi me 13 qershor me Meshën qëndrore është Don Gabriel Grabanica . Për kontributin e dhënë dhe përkrahjen e vazhdueshme në promovimin e këtij manifestimi u nda mirënjohje gazetarit dhe publicistit Ibrahim Berjashi . Pas programit u shtrua një koktej vëllazëror nga familjet e famullisë.

  • 1

    Radio