Magjistari i ri nga Ulqini që po çudit të gjithë

Prej tvteuta12:46, 25 Prill 2018

Katërmbëdhjet vjeçari Besart Kurti, nxënës i klasës së nëntë hobi ka magjinë. Një hobi jo i përditshëm i cili në shumicën e rasteve është dhe intrigues, për Besartin është diçka që e punon me shumë përkushtim dhe pasion. Ai filloi aktivitetin prej iluzionisti rreth tre vite më parë dhe nga pasioni i madh që kishte për këtë lëmi, ai tani ka përvetësuar disa truqe të ndryshme duke u bërë kështu një emër i njohur në Ulqin. Demonstrimet e tija me letrat e bixhozit janë fascinuese dhe fillimisht ka nisur ti prezantoj shoqërisë së tij të ngusht e pastaj talentin e tij e ndan dhe me përcjellësit e tij në kanalin e youtube Lati Magic.

  • 1

    Radio