Sociale Më shumë

Lumi: Personat e pasur duhet të ndajnë ushqimin me të varfërit

Prej tvteuta11:31, 15 Tetor 2021

Mbi 150 vende të botës më 16 tetor shënojnë Ditën Botërore të Ushqimit. Mbi 6 milion vetë vdesin në vit nga uria dhe sëmundjet që lidhen me mungesën e ushqimit. Më shumë se 850 milion vetë në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Nga aspekti fetar thuhet që një nga shkaqet kryesore për hyrjen në xhenet është ndarja e ushqimit, apo edhe ushqyerja e të varfërve, thotë për Tv Teuta teologia Merjem Lumi. “Ai që ka, duhet të ushqej ata që nuk kanë në mënyrë që të zvoglohet varfëria në botë” shton Lumi.

Si ka ndikim ushqimi tek njeriu ishte pyetja të cilën ja kemi shtruar teologes Merjem Lumi e cila për Tv Teuta shprehet se ndikimi I mishit tek njeriut mvaret shumë edhe nga ajo që për cilën kafshë bëhet fjalë dhe karakteristikat e asaj kafshe. “Deveja ka disa cilësi që nuk I kanë kafshët e tjera, është  një kafshë shumë xheloze dhe e durueshme, dhe me të konsumuar mishin e saj edhe njeriu fiton cilësitë e saj, poashtu delja është kafshë e butë dhe personat që konsumojnë mishin e saj janë gjithashtu të natyrës së qetë” thotë Lumi.

  • 1

    Radio