Sociale Më shumë

Lëshohet në punë testuese nënstacioni në Pinjesh

Prej tvteuta14:52, 21 Korrik 2018

Shërbimi i shpërndarjes së energjisë elektrike në Mal të Zi bën të njohur se ka kyçur në rrjet nënstacionin në lagjen Pinjesh në Ulqin, i cili deri në fund të vitit do të jetë në fazë testimi.

Nga kjo kompani thonë se me vendosjen në punë të këtij nënstacioni do të sigurohet furnizim më stabil i jo vetëm lagjes Pinjesh, por edhe Mëhallës së Re, Meterizit, Ranës, Qytetit të Vjetër, si dhe të hoteleve Hollegro, Mediteran dhe Albatros. Në ndërtimin e këtij nënstacioni dhe sistemit të kabllove CEDIS ka investuar rreth 2 milionë euro. Në lidhje me ankesat për mangësitë në sanimin e rrugëve pas kryerjes së punimeve, nga kjo kompani thonë se ato janë evidentuar dhe do të përmirsohen pas sezonit turistik.

  • 1

    Radio