Lehtësohen masat në Komunën e Tuzit

Prej tvteuta10:46, 14 Prill 2020

Trupi Koordinues Nacional ka sjellur vendim që të lehtësojë disa prej masave në Komunën e Tuzit, e cila ndodhet në karantinë të plotë prej 24 marsit. Prej sot lejohet dalja e një personi të familjes i cili nuk ndodhet në vetizolim, kurse shitoret do të jenë të hapura prej orës 8.00 deri në orën 15.00. Pas kësaj ore qarkullimi është i ndaluar, si edhe dalja nga qyteti. Gjithashtu lejohet puna e farmacive dhe objekteve të tjera që tregtojnë ushqim, mjete higjenike, materiale bujqësore dhe kujdesin e kafshëve. Po ashtu lejohet edhe puna bujqësore, prej orës 5.00 deri në orën 20.00, me kusht perdorimin e pajisjeve mbrojtëse dhe respektimin e distancës sociale.

  • 1

    Radio