Aktuale Më shumë

“Largoni urgjentisht Pekoviqin për shkak të incidenteve në Nikshiq”

Prej tvteuta09:37, 14 Korrik 2022

PDS-ja e Nikshiqit akuzoi shefin e Qendrës së Sigurisë në atë qytet, Dragolub Pekoviq, si përgjegjës të drejtpërdrejtë për incidentet që ndodhën dje pas kremtimit të festës kombëtare. Ata kërkojnë shkarkimin e tij të menjëhershëm nga kjo parti.

“Klero-nacionalistët militantë, me karakteristika dhe synime të qarta, fatkeqësisht dje patën ndihmën e policisë për të realizuar planin e tyre. Këtë e dëshmojnë pa mëdyshje videot që vërshuan rrjetet sociale, dhe mbi të cilën shihet qartë se si anëtarët e Drejtorisë së Policisë i lanë të kalojnë provokatorët, gjë që mundësoi drejtpërdrejt provokimin e konflikteve”, thuhet në njoftim.

Për këtë arsye, PDS kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Pekoviqit.

  • 1

    Radio