Lajka: Kaloni sa më shumë kohë me familje

Prej tvteuta19:04, 29 Mars 2020

Situata e krijuar nga korona virusi ka bërë që shumë individ të vetizolohen dhe që bizneset e veta ti mbyllin për një periudhë të pacatuar, ky është rasti i Safet Lajkës i cili jeton dhe vepron në Bayern të Gjermanisë. Ai për momentin është izoluar në shtëpi me familje të vet dhe për televizionin Teuta këshillon që është është mirë të merren masat mbrojtëse dhe të shfrytëzohet koha e kaluar me familjar, është i lumtur që askush nga familjarët e tij, miqt dhe ulqinakët që është në kontakt nuk janë të prekur me COVID-19. Sa i përket se në çfarë mënyre do ti ndihmoj shteti afaristëve, Lajka thotë që janë duke sjellë disa ligje të cilat do të jenë lehtësuese për bizneset, por që duhet kujdes se çka nga këto ndihma pranojnë.

  • 1

    Radio