Aktuale Më shumë

Ky sezon veror për plazhin “Saranda”, Viti kaluar më i mirë

Prej tvteuta14:07, 21 Korrik 2022

Turistët për Ulqinin si vend bregdetar veçojnë plazhet natyrisht. Ulqini edhe ka plazhe përplot e sidomos plazhet e rënditura në plazh të madh.
Sipermarresit e plazheve vazhdojnë dhe iu ofrojnë çdo vit mysafirëve vetëm kualitet dhe cilësi , si të pastërtise, ushqimit qetesise dhe rehatisë që një pushues kërkon.
Televizioni ynë viziton çdo vit gjatë sezonit veror plazhet dhe vë në dukje  gaditshmërine e sipërmarrësve dhe cilësine e plazheve tek shikuesit.
Këtë radhë përzgjodhem plazhin “Saranda” ku vetë pronari i plazhit Halil Dali Truma  foli se si filloi ky sezon për plazhin Saranda.

Ai na bëri edhe krahasimin se si e sheh ai këtë vit me vitin e kaluar ku tha se natyrisht si për të gjithë të tjerët edhe për të sezoni i vitit të kaluar ishte më i veçuari e që do të mbahet ndërmend.

Çmimet është ankesa e perditshme që na ndëgjon veshi si nga mysafirët ashtu edhe nga vendasit por pamundësia po bën që fatkeqësisht cdo sipërmarrës të vazhdoj me rritje cmimesh, ku në këtë rast Truma tha se edhe ato kanë vijuar me këto rritje por që nuk është një rritje e madhe.

Në fund Halil Dali Truma pronar i plazhit “Saranda” cilësoj gjërat pozitive qe ky plazh i ofron mysafireve e veçanërisht familjarve.

  • 1

    Radio