Rajoni/Bota Më shumë

Kurti: Liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin

Prej tvteuta14:22, 5 Tetor 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me rreziqet që po i kanosen Evropës dhe Lindjes së Mesme brishtësia e paqes kudo në botë është evidente.

Kreu qeveritar gjatë fjalës së tij në konferencën e Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet për “Paqen, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, tha se Kosova ka njohur përparim dhe progres gjatë qeverisjes së tij, duke konsideruar se është lider në rajon sa i përket edhe demokracisë.

“Paqja në rajonin tonë dhe sidomos në Kosovë është diçka që nuk e kemi marrë kurrë si të mirëqenë. Është dashur të luftohet dhe përpiqemi vazhdimisht për të. Me rreziqet qe po i kanoset Evropës dhe lindjes së mesme brishtësia e paqes kudo në botë është evidente. Paqja kryesisht destabilizohet nga jashtë por është edhe një punë që realizohet nga brenda. Këtu nuk e vë më dyshim vullnetin e një populli për të ndërtuar dhe forcuar paqen”, tha ai.

  • 1

    Radio