Kurmemi: Ëndrrat mund të realizohen, vetëm nëse besoni fort në to

Prej tvteuta10:41, 6 Tetor 2021

Pas përfundimit të shkollës së mesme, nxënësit duhet të përzgjedhin ku do të vazhdojnë studimet universitare. Dëshira të shumta, por dhe dyshime janë ato që ndikojnë në realizimin e ëndrrave. Amira Kurmemi nga Ulqini, në vitin e katërt të shkollës së mesme ka vendosur që do të studiojë matematikë në Francë dhe për këtë është dashur të mësojë gjuhën dhe të aplikojë në universitet. Pas të gjitha përpjekjeve, ajo arrinë të pranohet në universitet, por pasiqë ka treguar rezultat të lart i propozojnë të regjistroj dhe fakultet të dytë, atë të informatikës. Studimet bachelor i përfundon me sukses, në atë periudhë Amira merr ofertë për të jetë dhe mësimdhënëse në universitet, diçka që i ka përqyer shumë. Master regjistron për ekonomi finansiare dhe gjatë kësaj periudhe punësohet në firmën Amundi Asset Menagement, kompani kjo e para në Europë për asete. Kurmemi është pjesë e ekipit të Global Data Menagement ku merret me analizë të të dhënave financiare, monitorimin e projekteve të ndryshme, përmirësimin e proceseve përmes automatizimit.

Kurmemi thotë që ëndrrat mund të realizohen, vetëm nëse beson fort në to dhe mundohesh ta sfidosh veten çdo herë.

  • 1

    Radio