Kryqi i Kuq: Të premten e ardhëshme do të mblidhen ndihma për më të prekurit

Prej tvteuta10:13, 4 Nëntor 2018

Në organizatën komunale të Kryqit të Kuq në Ulqin janë duke planifikuar disa aktivitete të cilat do të ndihmojnë të mbledhin ndihmë ushqimore për banorët më të rrezikuar të Ulqinit. Një aksion i tillë do të mbahet 9 nëntor në ora 10, tek objekti “Solaris” me çrast do të mblidhet ushqim për të varfërit. Në pyetjen për të vlerësuar bashkëpunimin aktual me pushtetin lokal, kryetari i Komitetit Komunal të Kryqit të Kuq në Ulqini, Tomo Nikpreleviq, tha për TV Teuta, se ajo pothuajse nuk ekziston.

“Bashkëpunimi i Kryqit të Kuq me autoritetet lokale deri më tani është pothuajse jo-ekzistente. Shpresoj se kjo do të përmirësohet në të ardhmen, por kjo varet edhe nga burimet financiare të alokuara për këtë organizatë”, tha Nikpreleviq. Në organizatat e Kryqit të Kuq në qytete të tjera vullnetarët janë të shumta, kurse situata në komunën e Ulqinit nuk është e kënaqshme. Nikpreleviq beson se kjo së shpejti do të ndryshojë, pasi siç thotë ai, pa vullnetarë, kjo organizatë nuk mund të veprojë me kapacitet të plotë.

  • 1

    Radio