Kulturë Më shumë

Kryetari I Komunës së Ulqinit uron besimtarët ortodoks për festën e Pashkëve

Prej tvteuta18:21, 26 Prill 2019

                                                                                                                                          “Të nderuar bashkëqytetarë, në emër të Komunës së Ulqinit,  dhe në emrin tim personal, uroj të gjithë besimtarët që festojnë Pashkët me kalendarin Julian. Dëshiroj që kjo festë e madhe e krishterë, Pashkët , si një simbol i besimit në fitoren e jetës dhe dashurisë,  të na përkujtojë  rëndësinë e respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës reciproke, si vlerat më të rëndësishme të traditës sonë dhe të jetës së përbashkët në këtë rajon.

Këto ditë  të ngrohta pushimi le të mbushin  shtëpitë tuaja me gëzim dhe prosperitet, me dëshirë që ti kaloni me shëndet  të mirë  dhe të rrethuar nga familja dhe miqtë –  thuhet në telegram urimin e Kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq.                                                                                                                                                                                                                           

  • 1

    Radio