Kulturë Më shumë

Kryetari i KKSH-së Faik Nika uron 28 nëntorin

Prej tvteuta14:37, 28 Nëntor 2020

Të dashur bashkatdhetarë, shqiptarë kudo që ndodheni, në veçanti Ju në Malin e Zi e diasporë!
Sot është dita e festës sonë më të madhe Kombëtare, dita e Flamurit Kombëtar dhe e shpalljes së Pavarësisë. Për shënimin e kësaj feste kombëtare, shqiptarët në mbarë botën, tradicionalisht kanë organizuar manifestime të ndryshme kulturore me motive patriotike në nderim të kombit dhe identitetit tonë.
Edhe shqiptarët në Malin e Zi, si pjesë e trungut kombëtar, këtë festë e kanë shënuar për çdo vit me organizime të shumta në mbarë trevat ku ata jetojnë.
Për fat të keq, këtë vit, si pasojë e Pandemisë së COVID-19, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi e ka të pamundur organizimin e shfaqjeve dhe tubimeve publike si pasojë e kufizimeve të vendosura nga organet kompetente për parandalimin e pandemisë.
Këtë vit e presim me arritje të rëndësishme, sa i përket shprehjes së lirë të identitetit tonë kombëtar, këtu në Malin e Zi, si rezulatat i përpjekjeve dhe insistimit shumë vjeçar të faktorit politik shqiptar, me ndryshimin e Ligjit për simbolet kombëtare, kemi të drejtën e përdorimit të lirë të simboleve tona (Flamurin, himinin dhe stemën), po ashtu është edhe obligim ligjorë që në institucionet e ndyshme publike, në ato Kumuna ku shqiptarët janë shumicë ose të pakten 5% e numrit të përgjithshëm të popullatës ta vendosin Flamurin Kombëtar. Për këtë Këshilli Kombëtar përmes një shkrese i ka informuar të gjitha institucionet relevante.
Në këto rrethana, dëshiroj që përmes këtij mesazhi, në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve në vendilindje dhe diasporë t’ju uroj nga zemra Ditën e Flamurit Kombëtar dhe Ditën e Pavarësisë.
Uroj që të gjithë së bashku si komb, ta tejkalojmë këtë sfidë të madhe shëndetësore, me sa më pak humbje të jetëve, ndonëse deri më sot, kemi humbur shumë nga të afërmit, miqtë, shokët, bashkëkombasit tanë, për fat të keq disa nga ata në moshë shumë të re, të cilët na kanë lënduar shumë. Me këtë rast ju shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëvë që kanë humbur të afërmit e tyre.
Nga ana tjetër, është inkurajues fakti, se në këto momente shumë të veshtira, kemi treguar shumë unitet dhe solidaritet me njëri-tjetrin si komb, e në veçanti bashkëatdhetarët tanë nga diaspora të cilët janë mobilizuar si kurr më parë, në ndihmë të familjeve në vendlindje që kanë pësuar dhe vuajtur nga kjo sëmundje e rëndë. Të cilët i falenderojmë në veçanti.
Më shpresë dhe besim të plotë, se këtë provë të madhe kombi shqiptar do ta kalojë dhe do të dalë më i fortë, i bindur se përvjetorët e ardhshëm, datat më rëndësi historike e kombëtare do t’i shënojmë e festojmë së bashku, ashtu siç kemi bërë tradicionalisht.
Nderimet më të veçanta, shkojnë për të gjithë ata, që kanë dhënë jetën e tyre për liri, në mbrojtje të Atdheut, Flamurit Kombëtar, identitetit dhe gjuhës shqipe.
Nderime edhe për secilin që jeton e punon çdo ditë për përparimin, zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit dhe idealeve tona kombëtare.
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që ndodhen, për jetë e mot!
Gëzuar!
Faik Nika, kryetar i KKSH-se ne Mal te Zi

  • 1

    Radio