Kulturë Më shumë

Kosovë: 19 programeve të studimit të universiteteve publike u hiqet akreditimi

Prej tvteuta10:27, 9 Gusht 2018

Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Agjencisë së Kosovës për Akreditim , mbajti mbledhjen e 57-të të radhës, pak ditë më parë në të cilën u shqyrtuan programet e suspenduara të Bartësve Publik të Arsimit të Lartë. Nga kjo mbledhje, u tha se është marrë vendimi që 19 programe të studimit në universitete të ndryshme publike nuk do të kenë të drejtën e regjistrimit të studentëve dhe zhvillimit të studimeve sipas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Historia e përplasjeve për këto programe në fakt nuk është e re e për pasojë ditëve të fundit ka arritur kulmin kur bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë ka bërë publik faktin se është kërcënuar nga elementë të ndryshëm.

Ndërkohë duke iu referuar mediave të Kosovës bëhet me dije se ky këshill ka marrë mbështetje të fuqishme nga ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, i cili në një paraqitje para gazetarëve, pak ditë më parë, tha se një kolegj ka tentuar të shantazhojë Këshillin Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim lidhur me vendimin e tyre të fundit për tërheqjen e akreditimeve të shumë programeve nga institucionet private dhe publike të arsimit të lartë. Burimet nga Kosova tregojnë se pas trajtimit të gjendjes së stafit akademik dhe programeve të paraqitura nga 14 universitete private, mori vendim për tërheqjen e akreditimit për 63 programe studimore, të cilat nuk plotësojnë kriteret e parapara sipas Udhëzimit Administrativ për Akreditim.

 

 

burimi: www.zëri.info

  • 1

    Radio