Sociale Më shumë

Kopshti “Arushi Pu” aplikon regjistrimin në ditarin elektronik

Prej tvteuta09:51, 24 Shtator 2018

Regjistrimi i fëmijëve në ditarin elektronik ka filluar që të aplikohet edhe këtë vit në kopshtin për fëmije ” Arushi Pu ” në Ulqin, me qëllim evidentimin e tyre në Ministrinë e Arsimit të Malit të Zi. Kapaciteti për këtë vit shkollor sipas drejtoreshës se ketij institucioni Lindita Lika, është plotësuar , dhe fëmijët janë të ndarë në tre grupe. Grupi i vogël i përket gjeneratës se vitit 2016/2017 , grupi i mesëm është për gjeneratën e vitit 2014 / 2015 ndersa grupi i rritur është i gjeneratës së vitit 2013.

Drejtoresha Lika për TV Teuta tha se e kanë përfunduar planin vjetor,  ku do të vazhdojnë me aplikimin e programit primar të përcaktuar nga Ministria e Arsimit , por që do të tentojnë që më tepër të fokusohen tek NTC i cili parashesh që femijet të mos punojnë në mënyre reproduktive  por të zgjidhë vetë detyrat dhe të mësojë mënyrën në të cilën mund të vijë deri tek zgjidhja e një problemi apo detyre të caktuar.

  • 1

    Radio