Kulturë Më shumë

Konferencë për multikulturalizmin dhe praktikat e artit bashkohor

Prej tvteuta17:00, 23 Nëntor 2018

Në Ulqin nga data 4-6 dhjetor në organizim  të Fondacionit  Konrad Adenauer Stiftung  dhe  Shoqatës IACT në hotelin ,,Pallati Venezia,, do të mbahet Konferenca  me karakter rajonal, Forca  e kulturës-Multikulturalizmi dhe  praktika në artin bashkohorë:etnizimi apo interakcioni?

Kështu u ra dakort në takimin që kryetari i Komunës  së Ulqinit Loro Nrekiqi pati me përfaqësuesen e Fondacionit Konrad Adenauer Sanija Shlivançanin.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që Ulqini është vend  ideal për mbajtjen e një takimi  të këtij lloji  pasi është i njohur jo vetëm në Malin e Zi por edhe më gjërë për  multikulturalizmin dhe multikonfesionalizmin .  Në panelin  Politika  publike  dhe multikulturalizmi  do të flasin të ftuarit nga  Ministria e kulturës, ajo , për të Drejtat e Njeriut, Zyra  e UNESKO-s Instituti Goethe me seli në Beograd dhe përfaqësuesi i Partisë Boshnjake  të Malit të Zi. Në oret e  mbrëmjes  është paraparë program kulturorë. Në pjesën e dytë për këtë temë  do të flasin  Drejtori i Muzeut Nacional të Fotografisë Marubi nga Shkodra dhe Docenti  në Fakultetin  e artit dramatik nga Cetinja . Moderator do të jetë prof. Janko Lumoviq.

 

  • 1

    Radio