Kulturë Më shumë

Konferencë për edukimin joformal islam në gjuhën shqipe

Prej tvteuta16:26, 12 Tetor 2019

Sot ka filluar punën konferenca ndërkombëtare me titull: Edukimi joformal islam në gjuhën shqipe, e cila mbledh hulumtues të ndryshëm shkencor nga institucionet islame në trevat mbarëshqiptare që hedhin dritë mbi fenomenin e edukimit joformal islam dhe sfidave te tij në periudhen e ardhshme. Konferenca organizohet nga Instituti ndërkombëtar i mendimit dhe qyteterimit islam, Instituti shqiptar i mendimit dhe qyteterimit islam në bashkepunim me QSA nga Sarajeva, Horizonti nga Podgorica dhe medreseja Mehmed Fatih në Tuz. Në këte konference, nga Mali i Zi paraqiten me kumtesat e tyre Omer ef. Kajoshaj me temën Arsimi jozyrtar islam nga OJQ-te: Sfidat dhe evolucionet, dhe Medjen ef. Shaptafa me temen: Programet e aftësimit të vazhdueshem për imamet, mesuesit e medreseve dhe grupet tjera. Konferenca do te vijoje punimet edhe gjatë ditës së nesërme .

  • 1

    Radio