Kulturë Më shumë

Koncerti i peste me radhe ” Vivo ” solli në Ulqin ” Tiracellos “

Prej tvteuta09:31, 21 Prill 2018

Me performancën e 4 violinçistëve nga Tirana , u përmbyll me sukses koncerti i parafundit i ketij cikli koncertor . Para publikut të pranishem në Galerinë e Qendrës për Kulturë në Ulqin , ne violinçelë luajtën : Pjeter Guralumi , Blerina Durmishaj , Arven Pjetri dhe Herbert Ahmetaj , performanca e të cilëve u duartrokit gjatë. Ata shprehen të kënaqur me mikëpritjen që kanë gjetur në Ulqin me rastin e këtij koncerti , si nga ana e organizatorëve ashtu edhe nga ana e publikut .

Organizatorët shprehen të kenaqur dhe falenderues ndaj të gjithë atyre që janë dhe kanë qenë pjesë e këtij cikli koncertor . Koncerti i radhës dhe i fundit i këtij cikli është paraparë të zhvillohet me 12 maj , ku protagonist i mbrëmjes do të jete Amir Xhakoviq , pianist nga Shkodra.

  • 1

    Radio