Aktuale Më shumë

Komuna: Të gjitha shërbimet në gatishmëri të plotë për festat e 1 Majit dhe Bajramit

Prej tvteuta15:02, 29 Prill 2022

Gjatë festave të ardhshme do të kryhen aksione të kontrollit të pjesëmarrësve në trafik dhe respektimit të orarit të punës të subjekteve afariste, me qëllim që të sigurohet qarkullimi i pandërprerë dhe rendi publik komunal gjatë festave, kur pritet rritje e numrit të automjeteve në rrugët.

Nga data 30 prill deri më 3 maj do të ndalohet qarkullimi në rrugën “Ali Riza Ulqinaku” (nga objekti “Poseidon”) dhe rruga “Detarët e Ulqinit” deri në kthesën në drejtim të lokacionit të ish-hotel Jadran, nga ora 20:00 deri në orën 24:00.⛔

Ndërsa për shkak të manifestimit “Të gjithë për turizëm” më 30 prill 2022, do të ndërpritet përkohësisht lëvizja e të gjitha kategorive të automjeteve në “Ali Riza Ulqinaku” (nga rrethrrotullimi) dhe “Detarët e Ulqinit” deri në kthesën në drejtim të lokacionit të ish-hotel, në periudhën nga ora 12:00 – 14:00.

  • 1

    Radio