Komuna shqyrton mundësinë e padisë ndaj CEDIS

Prej tvteuta15:51, 25 Maj 2018

Komuna e Ulqinit është duke shqyrtuar mundësinë e ngritjes së padisë ndaj Shërbimit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mal të Zi, për shkak të gjendjes kaotike në të cilën i kanë sjellur rrugët e Ulqinit në  prag të sezonit. Sipas zyrtarëve të Komunës, kontraktuesi që kryen punimet në fjalë i ka kryer ato në mënyrë shumë joprofesionale dhe duke thyer çdo afat për përfundimin e tyre.

Nga CEDIS disa herë kanë kërkuar mirëkuptim për situatën e krijuar, por papërgjegjësia e treguar, sidomos në cilësinë e punimeve, le të kuptohet se shqetësimi i tyre ka qenë vetëm deklarativ. Në disa pjesë të qytetit, përveç mbulimit të kanaleve në mënyrë joprofesionale, ka ardhur edhe deri tek dëmtimi i tubave të kanalizimit dhe atyre të ujrave atmosferik , duke krijuar probleme të mëdha për banorët e zonave përkatëse.

  • 1

    Radio