Komuna organizon koktei të fundvitit- ndahen mirënjohje
Prej tvteuta22:56, 4 Janar 2015
Në hotelin ,,Mediteran,, u organizua kokteji tradicional i fundvitit. Në prani të një numri të madh të ,të ftuarve fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka i cili bëri një vlerësim të punës në vitin 2014 ,dhe projektet që priten të realizohen në vitin e ardhëshëm.
Gjatë ketij aktiviteti u shpërblyen  sportistët më të mirë të vitit,ata më me prespektivë dhe më të sukseshmit .Mirënjohje u ndanë edhe nxënësëve më të dalluar të shkollave,nëpunësave të Zyrës së sigurisë në Ulqin.Mirënjohje u ndanë edhe pjesëmarrësëve të Maratonës së pavarësisë.