Sociale Më shumë

Komuna obligon CEDIS që të përmirsojë punimet e kryera

Prej tvteuta17:05, 13 Korrik 2018

Punimet të cilat janë bërë  në përforcimin e rrjetit elektrik nga ana e CEDIS janë investime të mëdha të cilat kanë zghidhur problemin me furnizim me energji elektrike në shumë zona të qytetit ku ka pasur probleme.Ajo që bije në sy është riparimi shumë i dobët i kanaleve që ka hapur CEDIS për shtrirjen e kabllove tokësore.Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq , tha për televizionin Teuta  se nga ana  e Komunës CEDIS- it është nisur një vërejtje ku kërkohet që pjesët e gropuara dhe të asfaltuara në mënyrë jo cilësore të asfaltohen përsëri dhe të bihen në gjendjen e më parshme pas sezonit veror . CEDIS në Komunën e Ulqinit ka investu mbi 2 milion e 500 mijë euro në ndërtimin e nënstacionit  35-10  i quajtur “Ulqini i Ri “ku sipas fjalëve të Nrekiq, Komuna e Ulqinit ka zgjidhur problemin e furnizimit me rrymë elektrike në 25 vitet e ardhshme.

  • 1

    Radio