Komuna e Ulqinit shpall konkurs për bursat studentore
Prej tvteuta18:32, 9 Tetor 2021
Komuna e Ulqinit ka shpallur konkurs publik  ndarjen e bursave dhe shpërblimeve  studentore për vitin shkollor 2021/2022, mësohet nga Komuna e Ulqinit. Ndarja e tyre do të bëhet pas përfundimit të vitit të parë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë, pa marrë parasysh vendin e studimeve, të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me Vendimin për bursa dhe shpërblimin e studentëve .Të drejtën e bursës e kanë studentët të cilët:
- a) Sipas programit mësimor të institucionit të arsimit të lartë në të cilin studiojnë kanë arritur indeksin e suksesit së paku 9,0, pa marrë parasysh vendin ku studiojnë.
- b) Shtetasit e Malit të Zi që vendbanimin e kanë në Komunën e Ulqinit.
- c) Rregullisht e kanë regjistruar vitin e studimeve.
- d) Nuk e kanë humbur asnjë vit gjatë studimeve dhe
- e) Nuk janë në marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar., njoftojnë nga Komuna e Ulqinit.