Sociale Më shumë

Komisioni “Bereqeti” gjatë muajit të Ramazanit pranë nevojtarëve

Prej tvteuta15:37, 13 Qershor 2018

Në kuadër të aktiviteteve të veta në muajin e madhërishëm të Ramazanit, Komisioni “Bereqeti” i cili funksionon pranë  Bashkësisë Islame të Ulqinit si çdo vit gjindet pranë familjeve nevojtare të komunës së Ulqinit.

Me shpërndarjen e pakove sado pak janë munduar që edhe këto familje të ndjejnë ngrohtësinë e këtij muaji. Kryetari i “Bereqetit” Mirsad Muçaj për Televizionin Teuta i spjegon të gjitha aktivitetet e ndrërmarra gjatë kësaj periudhe, ai deklaron që kanë ndihmuar rreth 200 familje të komunës së Ulqinit dhe territorit të Krajës. Një pako përmban produkte kryesore ushqimore dhe higjienike dhe kanë vlerën e 25 eurove, gjithashtu 100 kupona me vlerë 25 euro, poashtu kanë shtruar iftar të përbashkët për fëmijët jetim.

  • 1

    Radio