Kolonia e artistëve shqiptarë po viziton dhe pikturon pjesët piktoreske të Malësisë
Prej tvteuta13:40, 3 Korrik 2021
Komuna e Tuzit, organizoi ekspozitën e 20 artisteve të Artit Vizual nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët punimet e veta po i realizojnë gjatë aktivitetit të Kolonisë artistike “Gjelosh Gjokaj”, e që sivjet për herë të parë u organizua në komunën e Tuzit.
Aktiviteti filloi me 1 korrik kurse ekspozita do të mbahet me datën 4 korrik në hapësirat e QKI “Malësia”- Tuz me fillim në ora 20:00.
Artistët gjatë këtyre ditëve paten rastin të vizitojnë disa nga pikat më piktoreske të Malësisë, siç janë Vitoja, bjeshkën e Koritës, etj., ku edhe kanë zhvilluar punimet e veta. Gjatë ditës së djeshme piktorët vizituan edhe varrin e të ndjerit Gjelosh Gjokaj, për nderë të të cilit kjo koloni e mban emrin.
Foto të huazuara nga portali Malesia.org