Sociale Më shumë

Koha Javore do të shpërndahet edhe në Anë të Malit dhe Krajë

Prej tvteuta16:05, 22 Gusht 2018

Kryeredaktori i gazetës Koha Javore,  të vetmes në gjuhën shqipe në Mal të Zi, Ali Salaj, tha për Televizionin Teuta se kjo gazetë në të ardhmen do të shpërndahet edhe në zonat ku me vite nuk arrin shtypi as në gjuhën shqipe as në atë malazeze, siç është Ana e Malit dhe Kraja. Për këtë u ra dakord edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Programor të  kësaj gazete.

Edhe pse Ana e Malit ka numër jo të vogël të popullsisë, shtypi ditor ka vite që nuk shpërndahet, kurse në Krajë ky problem ka filluar dekada më parë. Edhe pse numri i lexuesve të gazetave po bie dita ditës, në mbledhje e vlerësua se banorëve të këtyre zonave duhet tu mundësohet leximi i artikujve në gjuhën shqipe.

  • 1

    Radio