Sociale Më shumë

Kllezna me probleme në furnizimin me ujë, Avdiu premton zgjidhje të shpejtë

Prej tvteuta15:40, 8 Qershor 2018

Ndërtimi i rrugës rajonale Krythë- Ulqin përveç që është ndaluar për komunikacion, ka sjellur edhe probleme për ndërmarrjen “Ujësjellës Kanalizime” Ata që e kanë pësuar më rëndë janë banorët e Klleznës së Epërme që me muaj të tëra pothuajse nuk janë fare të furnizuar me ujë, si shkak i prishjes së tubave gjatë kryerjes së punimeve në këtë aks rrugor.

“Shpresoi se deri në fund të muajit qershor do ta zgjidhim këtë problem pasi të hënën do të fillohet me vendosjen e tubave të rinj në pjesën ku ato janë dëmtuar, si dhe do të vendosim në funksion pompën e Klleznës  që do ta furnizojë fshatin në tërësi”, tha për Televizionin Teuta drejtori i ndërmarrjes në fjalë Fehim Avdiu.

Këtë vit nuk është nënshkruar kontrata me Ujësjellësin Rajonal,kështu që mund të rrezikohet furnizimi i rregullt me ujë gjatë sezonit turistik. Avdiu shprehet se nuk mund të garantojnë se nuk do të ketë vështirësi, por premtoi hapjen edhe të një pusi të ri që do të ndikojnë në rritjen e shtypjes së ujit. Aktualisht në funksion janë 4 pusa në Lisna Bore,por gjatë sezonit veror do të aktivizohen të njëmbëdhjetit.

  • 1

    Radio